Lojëra me Dore

Toronto mposht Uorriërs, titulli i NBA shkon në Kanada

Pas 6 ndeshjeve Toronto Reptërs është shpallur kampioni i ri në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Ekipi kanadez fitoi në përballjen me ish-kampionët e Golden Stejt Uorriërs në ndeshjen e gjashtë në radhë e cila u luajt në shtëpinë e Golden Stejt, duke i dhënë kështu një tjetër vlerë kësaj fitore ekipin kanadez. 4-2 është mbyllur seria e këtyre finaleve të NBA për edicionin 2018-19, me Toronton që theu që gjitha barrierat dhe parashikimet që në fillim të kampionatit nuk e shikonin në mesin e ekipeve që mund të fitonin trofeun e madh.

https://twitter.com/Raptors/status/1139383290010279937

Në këtë ndeshje të gjashtë frenat e ekipin nga Toronto i morën të zakonshmit. Leonard dhe VanVlet, në dallim nga ndeshjet e tjera kanë pasur një mbështetje më të fortë nga shokët e tjerë të ekipit. Lovri dhe Siakam ishin gjithashtu në një ditë të madhe, duke bërë që Toronto të fitonte këtë ndeshje në shifrat 110-114. Me këtë lojë në grup të Torontos, forma e mirë e Tomson me Kerrrin u bë e pavlefshme, pasi Golden Stejt nuk ia doli që edhe në këtë ndeshje të mund të luante si ekip, por i besoi individualiteteve, të cilat nuk e përballuan presionin deri në fund.

https://twitter.com/NBA/status/1139428462039633920

Ky titull kampion ishte i parë për Toronton në historinë e saj pas finales së humbur në vitin 2002. Ekipi nga Ontario e Kanadasë iu bashkua NBA në vitin 1995 dhe që atëherë përveç viteve kur është shpallur kampion ka pasur edhe një sërë suksesesh të rëndësishme, duk u bërë kështu një nga ekipet me më shumë tifozë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë