Në ditët pas një tragjedie, janë dy bilance që përditësohen paralelisht: ai i viktimave, që përgjithësisht rritet, duke përfshirë edhe të të zhdukurve.
Kjo ndodh pas tridhjetë tornadove që shkatërruan Kentakin dhe pesë shtete të tjera në qendër dhe jug-perëndim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes objekteve të humbura gjatë tornadove, një prej tyre është bërë simboli i saj.
Është një foto familjare e datës 1942, që një banore e New Albany, në shtetin e Indiana-s, e gjeti – të fluturuar nga era pas shembjes së nj shtëpie – në xhamin e përparmë të makinës së saj. Ajo hetoi përmes mediave sociale dhe zbuloi brenda disa orësh se familja që i përkiste fotografia, ishte nga Daëson Springs, Kentaki. Gati 240 kilometra në juglindje.
Këtë të hënë u gjetën tetë viktima të tjera nga të zhdukurit në fabrikën e qirinjve në Mayfield, epiqendra e fatkeqësisë, nga e cila gjatë emergjencës disa punonjës publikuan thirrje të dëshpëruara në kanalet e drejtpërdrejta të mediave sociale. “Viktimat do të kalojnë shifrën 100,” tha të dielën guvernatori i shtetit, Andy Beshear.
Megjithatë, 90 punëtorë dolën të gjallë nga fabrika e qirinjve: historitë e të mbijetuarve, të mbledhura nga gazeta “USA Today”, janë rrëqethëse. “Copa metali dhe betoni vazhdimisht na shembeshin në trup, nuk pamë gjë dhe kishim baltë në sy”, thotë një punonjëse, të cilës iu rrafshua edhe shtëpia.
Në Mayfield, qytezë me dhjetë mijë banorë, fabrika punëson të paktën tre breza qytetarësh. Ndërkohë, meteorologët paralajmërojnë: “rruga e tornadove” që shkon nga Teksasi në Dakotën e Jugut, një territor i gjatë që i nënshtrohet ngjarjeve të këtij lloji, është zgjeruar shumë vitet e fundit dhe në të gjithë Jugun e Shteteve të Bashkuara, ku rreziku është i madh. E njëjta tornado të premten në mbrëmje udhëtoi rreth 400 kilometra.
Ndër shumë faktorë që e bëjnë një tornado më të rrezikshëm, është lloji i vendbanimit njerëzor që godet. Shumë pemë janë të rrezikshme: ato nuk mund t’i rezistojnë erës së stuhisë, të cilat mund të kalojnë 480 km në orë dhe bëhen “plumba gjigantë” që godasin shtëpitë dhe makinat.
Gjithashtu e rrezikshme është prania e shtëpive të lëvizshme, si kontejnerët dhe karvanët, të cilat janë shumë më pak solide se ndërtesat e vërteta përballë motit të keq.
Një nga arsyet pse tornadoja e së premtes ishte kaq tragjike, është pikërisht kjo. Jo vetëm në shtetet jugore, në përgjithësi ka më shumë vendbanime njerëzore të këtij lloji.
Por në një vend si Edwardsville, Illinois, ku tornado goditi një fabrikë të kompanisë “Amazon” dhe e shkatërroi atë, sezoni i festave është vendi ku mblidhen më shumë kampionë se kurrë.
Ata janë punëtorët sezonalë të “Amazon”-it, të rritur të varfër, shpesh të avancuar në vite, por pa pension, të cilët kanë hequr dorë nga jeta e përhershme dhe lëvizin me furgona ose kamionë në kërkim të punëve me afat të caktuar, kryq e tërthor Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)















