Mjedis

Toka vazhdon të piqet

Globi vazhdoi të piqej edhe gjatë 2018, dhe akoma më shumë ngrohja parashikohet në dekadat që do të vijnë. 2018 pritet të jetë viti i katërt më i ngrohtë për Tokën, tha të enjten Organizata Botërore e Meteorologjisë së Kombeve të Bashkuara. Ndërsa më shqetësuese është se organizata parashikon një rritje të temperaturave 5 deri në 9 gradë deri në fund të shekullit.

Bazuar në pesë grupe të veçanta të dhënave që mbajnë gjurmët e klimës së Tokës, temperatura mesatare globale për 10 muajt e parë të vitit 2018 ishte rreth 1.8 gradë më lart se temperaturat që ishin në fund të viteve 1800. Kjo për shkak se industria ka lëshuar sasi të mëdha të gazrave serrë në atmosferë.

"Përqendrimet e gazrave serë janë përsëri në nivele rekord dhe nëse trendi aktual vazhdon, ne mund të shohim rritje të temperaturës prej 5.4 në 9 gradë deri në fund të shekullit, tha në një deklaratë sekretari i përgjithshëm i WMO Petteri Taalas.
"Nëse shfrytëzojmë të gjitha burimet e njohura të karburanteve fosile, rritja e temperaturave do të jetë shumë më e lartë", tha ai. Djegia e karburanteve fosile si qymyri, nafta dhe gazi lëshojnë dioksid karboni dhe gazra të tjera serrë në atmosferë, duke e ngrohur atë në nivele që nuk mund të shpjegohen nga faktorë natyrorë.

Shenja të tjera treguese të ndryshimeve klimatike u vëzhguan në vitin 2018, duke përfshirë rritjen e niveleve të detit, oqeanet dhe shkrirjen e akullnajave. Moti ekstrem gjithashtu la një gjurmë shkatërrimi në të gjitha kontinentet.
Katër vitet e fundit - 2015, 2016, 2017 dhe 2018 - janë katër vitet më të ngrohta që nga fillimi i regjistrimeve në 1850. Në përgjithësi, 20 vitet më të ngrohta në rekord kanë qenë në 22 vitet e fundit, sipas WMO.

Siç parashikohet, vitin e ardhshëm ka të ngjarë të jetë më i ngrohtë se 2018.
"Ne nuk jemi në rrugën e duhur për objektivin e Marrëveshjes së Parisit për të mbajtur temperaturën sa më afër 2.7 gradë," tha WMO.
Marrëveshja thotë se çdo vend në Tokë duhet të përcaktojë, planifikojë dhe raportojë për atë që po bën për të ngadalësuar ngrohjen globale. Me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, çdo komb ka nënshkruar marrëveshjen. Megjithëse Shtetet e Bashkuara fillimisht nënshkruan marrëveshjen, Presidenti Donald Trump njoftoi në 2017 se do të tërhiqej, duke pretenduar se marrëveshja do të pengonte ekonominë.

Të dielën, në Poloni do të hapet konferenca vjetore e klimës në U.N, ku negociuesit do të diskutojnë se si të luftojnë kundër ndryshimeve klimatike dhe si të zbatojnë më tej Marrëveshjen e Parisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë