Media Galeri

Tmerr gjatë karnavaleve në Belgjikë; makina përplas turmën: 4 të vdekur, 12 të plagosur rëndë

Katër persona u vranë dhe 12 u plagosën rëndë kur një automjet u përplas në një turmë që ndiqte karnavalet në një fshat belg, tha kryebashkiaku i qytetit jugor të La Louviere. Mediat belge thanë se personat në makinë u arrestuan menjëherë pasi incidenti ndodhi në fshatin Strepy-Bracquegnies në jug të Belgjikës. Shkaku i incidentit nuk është qartësuar ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë