Ngjarje

Tjetër protestë kundër masave kufizuese, tension mes aktivistëve dhe policisë

Disa aktivisë protestuan sot sërish në sheshin “Skënderbej” kundër masave kufizuese nga qeveria në këtë kohë pandemie ndaj Covid-19, por protesta është shoqëruar me tensione.

Tensioni ka kulmuar pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e tyre. Sipas policisë, protesta ishte e paligjshme.

Forca të shumta policie kanë mbërritur për shpërndarjen e protestës, çka ka sjellë edhe përplasjen me protestuesit. Mësohet se disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat, mes tyre edhe aktivisti Altin Goxhaj.

Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim Basha ka dënuar sjelljen “prej regjimi” siç e quajti ai ndaj qytetarëve që protestojnë. Basha tha para mediave se protesta është liri e patjetërsueshme dhe se asnjë gjendje e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtën për të protestuar, sigurisht duke respektuar udhëzimet për shëndetin.

Për dhunën e ushtruar sot gjatë protestës së shoqërisë civile në Sheshin “Skëndërbej” ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Presidenti Meta thotë se pikërisht dhuna e ushtruar ndaj aktivistëve është kremtimi më i shëmtuar i Ditës së Europës.

“Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës??, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë?? gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

Sipas tij, e drejta për të protestuar gatantohet nga Kushtetuta Meta edhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore.

“E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.

Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar!”, përfundon kreu i shtetit.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/273915973640392/?__xts__[0]=68.ARCicuwKgDj8vhY8Wk_RAluK5-vKN4-svUGez_IU4ZArYJU1gJxFD1u9wy2q6nMAKaYcN28NWwqhEL5A5iIUFz_zpFo7YtqIBCpZ_z1e-RyQyoykXI-F4ARohoPoiYuWOQNo-Rvxc6dwehO3393bXfEWYwl836dcYE9i0RYCtct7DhzXKfWi1ceEm6rd0B2rYfQo8IgsrwDFqLkr7SsbGbiD4fbesNzKBVEP2JWcpNfJSPTCb53X2suUoVC1Oxeshm_H51n2JUT_-O6uFB8eostvDYJ9f0T3eFoyh5jL0hNHwmmbS2PfD7ab9T6RNboveiGEJ7gXD8Fzie5srLiOdFggcNaol1i5DsezQlVL&__tn__=-R

Dhe ditën e djeshme, qytetarët kanë protestuar kundër masave të ndërmarra nga qeveria.

Ambientalisti Sazan Guri ishte organizatori i parë i protestës që së bashku Zace Islamin dhe  Klajdi Bellon, janë gjobtur. Ndërsa u proceduan edhe 4 protestues që u mblodhën dje në sheshin “Skënderbej” kundër masave kufizuese të qeverisë ndaj COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë