Anija gjigante, Titanik e dergjur prej 108 vitesh në fundin e oqeanit Atlantik ka qenë sërish objekt i një studimi të një grupi shkencëtarësh kanadez.
Kjo ishte ekspedita e parë pas 14 vitesh që i shkoi kaq pranë. Nga kjo ekspeditë janë parë disa pjesë të anijes që janë rrënuar. Kripa dhe bakteret janë duke e rrënuar gjigantin Titanik.
Shumë pjesë të anijes janë shkatërruar tashmë dhe grupi eksplorues thotë se shpejt do të kemi edhe rrënimin total edhe të direkut të Titanikut.
Anija Titanik e konsideruar si e papërmbytshme, u nis në lundrimin e saj të parë dhe të fundit në 14 prillin e vitit 1912, por u përplas me një ajsberg që solli fundosjen e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.