Ka ndodhur

Tiranë, shndërroi lokalin në kazino dhe i mbylli inspektorët brenda

Gazeta Si - Një 59-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi e kishte shndërruar lokalin e tij në Tiranë në “kazino”.

Gjatë kontrollit në lokalin të cilin e kishte me qira në zonën e ”Selvisë”, në momentin që u shfaqën inspektorët në derë, klientët u larguan me vrap.

Pas këtij momenti, administratori, S.B., ka mbyllur brenda në ambientet e lokalit inspektorët e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për hapjen e derës, ndërsa brenda ambientit policia sekuestroi 8 kompjuterë që përdoreshin për lojërat e fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë