Ka ndodhur

Tiranë, përndoqi dhe futi me forcë në makinë ish-të dashurën

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se kishte përndjekur dhe më pas  ka marrë me forcë në makinën e tij ish-të dashurën.

35-vjeçari me iniciale A.K., do të përballet tani me akuzat e “Përndjekjes” dhe “Heqjes së paligjshme të lirisë”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën”, - thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë