Ka ndodhur

Tiranë, nëna denoncon edukatoren e kopshtit se i dhunoi djalin 3-vjeçar

Gazeta Si - Një edukatore në një kopsht të Tiranës, është denoncuar nga një nënë, e cila pretendoi se i ka dhunuar djalin e saj 3-vjeçar.

Edukatorja e kallëzuar në polici është 24 vjeçarja me iniciale I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila punon një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”.

Nëna 31-vjeçarja e ka paditur me pretendimin se edukatorja i ka dhunuar të birin.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopsht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç“, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë