Ka ndodhur

Tiranë, kapen me pistoleta në makinë dy persona në Selitë

Gazeta Si - Dy persona të armatosur secili me pistoletë u arrestuan nga forcat e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës gjatë një aksioni në zonën e Selitës.

Policia kishte marrë informacion se me një automjet udhëtonin disa persona të armatosur. Menjëherë u vunë në ndjekje uniformat blu dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në pranga ranë Redi Hoxha 36 vjeç , drejtues i mjetit dhe Alban Begeja 42 vjeç pasagjer në makinë. Të dy këta persona ishin të armatosur me pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë