Gazeta Si – Një 26-vjeçar mbeti i plagosur këtë të enjte në Tiranë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas policisë, i riu po drejtonte kamionin, kur në rrethana momentalisht të paqarta, doli nga rruga duke përplasur 3 makina që ishin të parkuara aty pranë.
Nga ngjarja mbeti vetë i dëmtuar dhe u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
“Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara. Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.