Ka ndodhur

Tiranë, i riu kapet me doza të vogla kokaine dhe shuma parash

Gazeta Si - Një 27-vjeçar nga Tirana u arrestua të mërkurën në bulevardin “Bajram Curri”, pasi u kap duke shpërndarë kokainë të ndarë në doza.

Mësohet se i riu, K.L., pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike e shpërndante, nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi kokainë të ndarë në doza si dhe një sasi parash të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë