Ka ndodhur

Tiranë, automjeti përplas për vdekje një këmbësore

Një grua ka humbur jetën mesditën e të hënës, pasi është përplasur nga një automjet në rrugën dytësore në aksin Tiranë-Durrës, rreth orës 11:10.

Policia thotë se viktima, me iniciale D.H., rreth 66 vjeçe u përplas nga një automjet që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, me iniciale V.G.

Gruaja humbi jetën, pasi u transportua në spital. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë