Ka ndodhur

Tiranë, 61-vjeçarit i sekuestrohen 2.3 milionë lekë të dyshuara false

Gazeta Si - Një sasi prej 232.000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara janë sekuestruar nga policia në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cash”, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Reshit Kurteshi, 61 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë