Ka ndodhur

Tiranë, 43-vjeçari qëlloi dhe kanosi fqinjin me armë zjarri

Gazeta Si - Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi kërcënoi me armë zjarri fqinjin e tij.

Polici thotë se pas finalizimit të operacionit të koduar “Stroke”, prangosi në flagrancë shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Allias.

Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë