Ka ndodhur

Tiranë, 29-vjeçari përdorte qendrën e masazheve për prostitucion

Gazeta Si - Një qendër masazhesh që përdorej për prostitucion është goditur nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar administratorin e aj me iniciale A.B., 29 vjeç.

Qendra ndodhej në rrugën “5 Maji” dhe ishte i regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh. Por në këtë ambient ushtrohej edhe prostitucion.

Lidhur me këtë hetim të koduar “Double”, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe 37-vjeçarja E.M., për veprën penale të prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë