Ngjarje

Tiranë, 28-vjeçari bie nga pallati ku punonte dhe vdes. Pesë aksidente vetëm këtë muaj. Qeveria pranon se të gjitha ishin të parandalueshme

Gazeta Si - Një 28 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi ra nga pallati ku po punonte.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Mojsiu” rreth orës 08:20, në një pallat në ndërtim e sipër, ku duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky është aksidenti i pestë me vdekje në punë brenda muajit maj. Katër punonjës të tjerë kanë humbur jetën tragjikisht gjatë punës në ndërtim në Vlorë, në minierën e Martaneshit dhe në dy raste në Lezhë.

Edhe këtë herë, shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike.

Në 21 maj, në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj, teksa punonte në një gurore në Brataj të Selenicës. Sipas policisë, një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë të riun.

Rasti i parë i aksidentit në punë u regjistrua mëngjesin e 9 majit 2024 në Lezhë, ku një punëtor 28-vjeçar gjeti vdekjen, pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin që u shkëput.

Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkatës.

Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim 3 përsona dhe një tjeter u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Dy ditë më vonë, konkretisht mesditën e 11 majit 2024 një tjetër aksident në punë i mori jetën një 50-vjeçari, Preng Gjoni, i cili u godit në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga lartësia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune.

Për këtë rast, gjykata ka caktuar masën "arrest shtëpie" për administratorin e kompanisë Martin Kovaçi dhe punëtorin Eduard Frroku.

strategjinë e re për punësimin dhe aftësimin e të rinjve, qeveria tregon se ka konstatuar se të gjitha aksidentet në punë janë shkaktuar nga faktorë të parandalueshëm, të cilët mund të eliminoheshin duke zbatuar masat tashmë të njohura dhe të disponueshme për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Në dokumentin e strategjisë 2023-2030 nga Ministria e Financave, thuhet se subjektet që ofojnë punë në vend duhet të fokusohen në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes për punonjësit. Në dokument nënvizohet se 23% e subjekteve ose nuk marrin fare masa, ose nuk marrin mjaftueshëm masa dhe 84% kanë nevojë për përmirësim të ndjeshëm.

“Për më tepër, monitorimet nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) kanë konfirmuar shumë dobësi në plotësimin e kushteve të punës nga subjektet në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë”, -shkruhet në dokument.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë