Ka ndodhur

Tiranë, 23-vjeçarit i grabisin eurot, celularin dhe biçikletën nën kërcënimin e armës

Gazeta Si - Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë vjedhur një 23-vjeçar, duke e kërcënuar me armë, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të tyre.

Policia thotë se të ndaluarit, nën kërcënimin e armës, i vodhën 1450 euro, celularin dhe biçikletën  23-vjeçarit K.Z.

Të arrestuarit janë R.Th., 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë në bashkëpunim, dhe S. O., 19 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për vjedhje me dhunër në bashkëpunim, për mbajtje pa leje e prodhim armësh, për prodhim dhe shitje droge.

Gjatë kontrollit të 19-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, një shumë parash dhe një sasi kanabisi.

Në kërkim janë shpallur M. F., 23 vjeç, dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë