Futboll

Tirana zyrtarizon blerjen e tretë, firmos me mbrojtësin e kombëtares së Maqedonisë

Tirana është gati që të bëjë edhe një zyrtarizim të tretë, i cili vjen nga Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për mbrojtësin 26-vjeçar Kristijan Tosevski, i cili pritet të firmosë me ekipin bardheblu një kontratë 2-vjeçare. Sipas asaj që raporton “Gol.mk”  gjithçka është mbyllur në mbrëmjen e së hënës.

Bëhet fjalë për një nga lojtarët më të vlerësuar në Maqedoninë e Veriut, që ka arritur të fitojë kupën me Pelister dhe kampionatin me Vardarin. Në këtë sezon të ndërprerë për shkak të pandemisë, Tosevski arriti që të zhvillonte 22 ndeshje ku shënoi 1 gol dhe dhuroi 5 asiste.

Tosevski, i cili është pjesë edhe e kombëtares së Maqedonisë, është afrimi i tretë te Tirana, pas Avdijajt dhe Tolit Ndërkohë, mbrojtësi mund të mbulojë më shumë se një pozicion në prapavijë, duke shtuar alternativat për trajnerin Emmanuel Egbo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë