Media Galeri

Tinguj nga kohët e kryqëzatave: Si po rikrijohet muzika mesjetare kishtare

Këmbanat e epokës së kryqëzatave nga Kisha e Lindjes në Betlehem “janë duke frymëzuar” përpjekjet e studiuesve për të rikrijuar muzikën siç mund të ketë tingëlluar në vendlindjen e Jezusit pothuajse 800 vjet më parë.

“Të shqetësuar se mund të shkatërroheshin, kryqtarët e shekullit të 13 varrosën 13 këmbanat prej bronzi pranë kishës në prag të një ofensive myslimane, duke i spërkatur me yndyrë shtazore për t'i mbrojtur nga ndryshku”, tha David Catalunya, i cili po udhëheq një projekt për të jetësuar këmbanat.

"Është një proces shumë i gjatë, jo vetëm për sa i përket ndërtimit të materialit të instrumenteve, por edhe kontekstit të tij kulturor dhe kontekstit të tij intelektual", tha Catalunya, studiues nga universitetet e Oksfordit dhe Ëuerzburg, Gjermani.

Me përfundimin e fazës kërkimore hulumtuese, ai vlerëson se do të duhen rreth pesë vjet për të hedhur kopje plotësisht funksionale.

Ndërkohë, një trokitje e gishtave është e mjaftueshme për të sjellë një tingëllimë të qartë dhe me zë nga origjinalet, siç u tregua për Reuters.

"Është gjysma e tingullit origjinal, i cili ishte shumë më i pasur dhe më i fortë dhe pak më i ulët", tha Catalunya.

Këmbanat u zbuluan në fillim të shekullit të 20-të, së bashku me 222 tuba bakri mesjetar.

At Stephane në Jerusalem thotë se këto këmbana janë më të vjetrat në krishterim.

At Stephane tha se shpresonte se koleksioni do të ekspozohej dhe do të luhej në një muze të Jeruzalemit që planifikohet të hapet deri në vitin 2024.

"Këto kambana janë shumë domethënëse për ne, sepse ato janë këmbanat e Betlehemit dhe një simbol i Lindjes së Krishtit në botën e krishterë", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë