Teknologji dhe Inovacion

TikTok vihet nën hetim në Europë, për të dhënat e të rinjve

Probleme me privatësinë për TikTok. Rregullatori kryesor i privatësisë i të dhënave të TikTok në Bashkimin Evropian (Irish Data Protection Commision) po zhvillon dy hetime që lidhen me sigurinë e të dhënave të ndara me aplikacionin, në veçanti ato të fëmijëve. Në platformë është kundërshtuar trajtimi i të dhënave të përdoruesve minorenë dhe mënyra se si TikTok e verifikon se përdoruesi nuk ka një moshë më të vogël se 13 vjeç.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave lejohet të vendosë gjoba deri në 4% të të ardhurave globale dhe nëse shpallet fajtor, TikTok do ti duhet ti paguajë këto.

TikTok në gusht njoftoi kontrolle më të rrepta të intimitetit për adoleshentët por duket se deri tani nuk ka bërë asgjë duke qenë se tashmë ka dy hetime për të.

Hetimi i parë lidhet "me përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e cilësimeve të platformës për përdoruesit nën moshën 18 vjeç dhe masat e verifikimit të moshës për personat nën 13 vjeç," tha Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave në një deklaratë.

Hetimi i dytë do të përqendrohet në transferimin e të dhënave personale nga TikTok në Kinë dhe nëse kompania respekton ligjin e të dhënave të BE-së në transferimin e të dhënave personale në vendet jashtë bllokut, thuhet në deklaratë.

Një zëdhënës i TikTok tha se kishte zbatuar politika dhe kontrolle të gjera për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve dhe mbështetet në metodat e miratuara për transferimin e të dhënave nga Evropa, siç janë klauzolat standarde kontraktuale.

"Privatësia dhe siguria e komunitetit TikTok, veçanërisht anëtarët tanë më të rinj, është përparësia jonë më e lartë," tha zëdhënësi.

Mbikëqyrësi i të dhënave të Irlandës në fillim të këtij muaji vendosi një gjobë rekord prej 225 milionë eurosh në WhatsApp të Facebook  sipas ligjit të BE-së për Rregulloren e Përgjithshme të të Dhënave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë