Shendet

T’i hamë edhe ushqimet e shëmtuara

Nëse mbeturinat ushqimore do të ishin një vend, ai do të ishte emetuesi i tretë më i madh në botë i CO2, pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Në SHBA hidhen 63 milion ton ushqime në vit, madje edhe kur nga 40 milionë nga amerikanë konsiderohen si ushqim i pasigurt.

Avokatët e lëvizjes së "ushqimeve të shëmtuara" thonë se ata kanë një mënyrë për të reduktuar rrënjësisht këtë mbeturina: Uljen e çmimit të frutave dhe perimeve që normalisht janë të ngrënshme edhe pse duken shumë të çuditshme dhe jo të bukura. "Ne nuk po flasim për gjëra të kalbura, nuk po flasim për gjëra që janë përtej skandencës. Ne po flasim për ushqime të freskëta dhe që po treten në një shkallë kolosale", deklaron Tristram Stuart, autor i "Mbeturinat: Zbulimi i Skandalit Global të Ushqimit", duke rikujtuar se si një adoleshente zbuloi që një fermer lokal që hoqi patatet e deformuara nga supermarketet. Revista Food & Wine lançoi fushatën #duajiniushqimeteshëmtuara, me kryeredaktorin e atëhershëm, Dana Cowin, që iu bëri thirrje lexuesve të "përqafojnë gjithçka që është e ngrënshme, jo vetëm atë që është e bukur". Aktivistja Jordan Figueiredo ka mbrojtur fushatën “Ushqime të shëmtuara” me shpërndarjen e fotove të bukura e patëllxhanëve të deformuar në mediat sociale dhe kërkesa për rrjetet e supermarketeve Walmart, Whole Foods dhe shitësve të tjerë për t’i shitur prodhimet që nuk quhen të papërsosura.

Gjatë viteve të fundit, bizneset që sjellin prodhimet e shëmtuara për konsumatorët janë përhapur shumë. "Shark Tank", i cili iu jep nga një kuti frutash dhe perimesh abonentëve, pohon se "kërkesa për përsosmëri dhe homogjenitet estetik" na shtyn të harxhojmë ushqimin: "100 vjet më parë, pavarësisht nga madhësia, forma apo bukuria sipërfaqësore e prodhimeve të tyre. Njerëzit kuptuan se një mollë e vogël ishte aq e shijshme sa edhe një e madhe, një karotë e deformuar ishte e pasur me lëndë ushqyese, po si një karotë që ishte e bukur. Një studim i kohëve të fundit thoshe se përafërsisht 20% prodhimit në SHBA nuk e lë kurrë fermën e prodhimit vetëm për shkak se ajo duket pak e ndryshme se të tjerat.
Megjithëse trendi mund të ketë përmirësime për disa fermerë dhe konsumatorë, do duhet akoma shumë punë. Kjo sepse avokatët e kësaj çështje kanë përpara një problem që më pak se 20 përqind e totalit të mbeturinave ushqimore ndodhin në fermat dhe magazinat e paketimet, ku lëvizja e “ushqimeve të shëmtuara” fillon “magjinë e saj”, thotë ReFED, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për hulumtimin e politikave të mbeturinave ushqimore. Pjesa më e madhe e mbetjeve - më shumë se 80 për qind - gjenerohen nga shtëpitë dhe bizneset që ballafaqohen me konsumatorët, si dyqane ushqimore dhe restorante. "Shpëtimi" i prodhimeve të shëmtuara është vetëm një nga hallkat e mbeturinave ushqimore. Një nga pengesat që rrethojnë këtë lëvizje janë fryrë edhe nga injoranca e publikut në lidhje me zinxhirit e furnizimit me ushqim.

Fermat drejtohen në linja tradicionale, ato nuk heqin dorë rastësisht nga kulturat e tyre. Kur prodhimi nuk del jashtë fermës, ka një arsye. Pavarësisht nga anekdotat dramatike në lidhje me kamionët e bimëve të bllokuara në tokë, pak nga mbeturinat e fermave bllokohen thjesht për shkak të pamjes së jashtme. Ka një pjesë të madhe që shpejt mund të prishen dhe kalben në arkë. Me këtë lloj prodhimesh, fermat deri i kanë kthyer në tokë së bashku me gjethet duke i ricikluar. Kjo qasje vazhdon të zgjerohet me ushqimet që hidhen në tokë dhe të mos harxhojë lëndë djegëse fosile duke zmadhuar produktin artificialisht.
Sa për paketimet sipas mbështetësve të ‘prodhimeve të shëmtuara’ ato fajtori tjetër i madh i mbeturinave ushqimore në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Paketimet e Amerikës së Veriut dëmtojnë rreth 1 përqind të prodhimeve, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, zakonisht për shkak se janë të pasigurta.

Prodhimi me cilësi të lartë shkon në dyqanet e shitjes me pakicë. Prodhimi i klasës së dytë shkon në supermarkete, restorante dhe mensa ushqimore. Ndërsa produktet e dëmtuara shkojnë në përpunim për t'u bërë lëng, salca, supa, komposto etj… Për pjesën më të madhe, iniciativat në mbështetje të prodhimeve të shëmtuara janë të shkëlqyera dhe mbështesin ushqime që amerikanët i kanë ngrënë deri më tani, por se tani i konsumojnë pavarësisht se si duken. Mënyrat më efektive për të trajtuar ato mbeturina nuk janë aq të shitura sa një fillim i ri i shkëlqyeshëm dhe ata nuk marrin aq shumë publicitet. Burimi i vetëm më i madh i mbetjeve ushqimore të SHBA, që zënë 43 për qind të problemit, janë shtëpitë tona. Reduktimi i konsumit do të duket i ndryshëm në çdo shtëpi. Për mua, duke zëvendësuar disa perime të freskëta me të ngrira dhe duke lënë prodhimet e freskëta në tavolinë si vakt i shpejtë, e ul shumë buxhetin e ushqimit të familjes time dhe vëllimin e plehrave. Mbi të gjitha, ne duhet të sinkronizojmë zakonet tona tregtare me zakonet tona të të ngrënit. Blerësit e humbin prodhimin më të madh për shkak të asaj që ne blejmë sipas një analize të Departamentit të Bujqësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2018.
Dhurimi i ushqimit që është afër datës së skadencës, por ende ka disa ditë të mbetura, në mensat sociale të ushqimit do duhet të kthehet në një praktikë. Shumë shitës tashmë e bëjnë këtë për heqjen e taksave. Por do duhet të përmirësohet infrastruktura në kuadër të magazinimit më të mirë. Krijimi i më shumë stimujve për taksat e donacioneve dhe standardizimi i rregullave të sigurisë ushqimore do të shpëtojë deri në 996 mijë ton ushqime, ose 1.7 miliardë ushqime në vit, sipas ReFED. Shtëpitë, shërbimet ushqimore dhe dyqanet ushqimore gjenerojnë 7.8 milion ton mbeturina ushqimore në vit që nuk mund të riciklohen shpejt, duke përbërë 12 përqind të problemit të mbetjeve. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk riciklojnë vetëm 5 për qind të mbetjeve të tyre ushqimore, shumë pak nëse e krahasojmë me BE, ku është 15 për qind.

Disa ferma ende nuk kanë përfituar nga kjo inisiativë për të mbrojtur ushqimet e shëmtuara, por fushata është futur prej disa vitesh në rrugën e duhur. Për bimë të caktuara si manaferrat, domatet, zarzavatet dhe trangujt, fermat mund të përfitojnë nga fondet shtetërore dhe federale që do t'i ndihmonin ata të kalonin nga kultivimi në fushat e hapura ose serra. Tashmë është e zakonshme në Azinë Lindore dhe në Europë, këto metoda rrisin rendimentin dhe zvogëlojnë ndjeshëm dëmin e prodhimeve para se të largohen nga fermat. Këto përmirësime aktive janë sfiduese dhe me kapital intensiv, por ata do të bënin më shumë për të forcuar pozicionin financiar të fermave.

Për të qenë të qartë “prodhimet e shëmtuara” nuk janë zgjidhja, por janë një mënyrë për të reduktuar mbeturinat ushqimore. E vetmja mënyrë për të eliminuar plotësisht mbeturinat ushqimore është ulja e dëshirës për ushqim të freskët dhe të bukur estetikisht. Konsumatorët përgjithmonë janë duke u bombarduar me pretendime se zgjedhjet tona për ushqime do duhet të bazohen te bukuria dhe pamja e prodhimeve, por ne duhet ta bëjmë dallim në shijen e trangullit që blejmë dhe jo në pamjen e tij që mund të jetë e shëmtuar apo e zymtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë