Shendet

T’i hamë apo të mos i hamë ushqimet me yndyra të ngopura?

Hulumtuesit kanë kritikuar politikën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për yndyrat e ngopura. Ata thanë se nëse njerëzit nuk marrin yndyrat e ngopura do të thotë se ata po humbasin vitamina vitale, minerale dhe fibra. Sipas ekspertëve, të këshillosh njerëzit që mos të hanë yndyrat e ngopura është një këshillë e keqe dhe mund të ketë më shumë anë negative se sa anë pozitive për shëndetin.

Shmangia e yndyrave të ngopura tërësisht në vend të shqyrtimit të ndikimit më të përgjithshëm shëndetësor të ushqimeve do të thotë se po humbisni vlerat të rëndësishme të ushqimeve. Vezët, çokollata e zezë, mishi dhe djathi, për shembull, janë të larta në yndyrë, por gjithashtu përmbajnë shumë ushqyes dhe vitamina vitale. Hulumtuesit kritikuan Organizatën Botërore të Shëndetësisë që ka këshilluar njerëzit për të shmangur yndyrat në vend që të jenë më specifikë.

Shkencëtarë nga Evropa dhe SHBA kanë botuar një letër që bën thirrje që yndyrat e ngopura të mos demonizohen. Yndyrat e ngopura janë ato që gjenden në qumësht, djathë, mish, gjalpë dhe pasta, çokollatë.

Edhe pse e lidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, shumë ushqime që përmbajnë ato kanë përfitime shëndetësore. "Një rekomandim për të reduktuar marrjen e yndyrës së ngopur … mund të shkaktojë zvogëlim të marrjes së ushqimeve të dendura ushqyese," thanë shkencëtarët, të udhëhequr nga Arne Astrup, kreu i departamentit të të ushqyerit në Universitetin e Kopenhagës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë