Ka ndodhur

Thyen masat e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, arrestohen dy 19-vjeçarë në Gjirokastër

Gazeta Si - Dy 19-vjeçarë në Gjirokastër janë arrestuar, pasi ishin larguar nga banesa duke thyer në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata.

Njëri nga 19-vjeçarët, me iniciale M.R., ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa bashkëmoshatari tjetër me iniciale E. D., për mbajtje armësh të ftohta.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit M. R., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu, masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara nga Gjykata", - thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë