Ngjarje

Thyen gjithçka në shtëpi se gruaja e nevrikosi: Kur pi jam si qingj i butë

Keni dëgjuar shpesh rrëfime grash të dhunuara, por Gazeta Si do t’iu sjellë sot historinë e një burri që jo vetëm e ka rrahur gruan për 23 vjet, por së fundmi i kishte thyer të gjitha në shtëpi.

Gjergj Jashari jeton së bashku me gruan dhe katër fëmijët në banesat sociale. Çifti përpiqet të paguajë faturat. Ai punon në treg, ndërsa e shoqja sanitare. Por veç varfërisë, çifti kishte problem sherret e herepashershme, aq sa së fundmi ai theu çfarë i doli përpara, televizorin, hoqi kabllat, theu pasqyrën. E trembur gruaja doli jashtë, telefonoi policinë e cila e gjeti burrin e dhunshëm të çarë në këmbë nga 'sherri' me çdo gjë që e rrethonte. Policia e pyet 38 vjeçarin se nga i buronte gjithë ky zemërim. Ai tregoi se kur gruaja i kthen fjalën apo kur niset për punë në turnin e radhës si sanitare, bëhet xheloz dhe humbet kontrollin. Fillimisht agjentja Aida Kondi fillon dhe e pyet për orenditë e thyera, se kush e kishte bërë atë rrëmujë dhe burri përgjigjet duke treguar me gishtin tregues veten.

Oficerja: Silvana ju denoncoi se po thyenit çdo gjë, dhe policia ju gjeti duke hedhur orendi nga ballkoni

Gjergji: E pranoj që i kam thyer të gjitha gjërat e shtëpisë, por dua të të them se do ti blej prapë.

Oficerja: Po mos të kishte dalë nga shtëpia Silvana çfarë do kishe bërë?

Gjergji: Po të kishte ndenjur dhe mos të dilte nga shtëpia, do flija me të dhe nuk do i kisha thyer ato.

Oficerja: A punon ti? Si e ke pijen?.

Gjergji: Gjithë ditën punoj në pazar, po burri pi dhe unë kur pi jam si qinjgj i butë.

Oficerja: Po gjërat e shtëpisë pse i theve?

Gjergji: I theva se më nevrikosi nusja, po do i blej prapë.

Në dosjen që gazeta Si disponon thuhet se nëna e katër fëmijëve punonte dy punë me dy turne dhe se sa herë i shoqi nxehej, ajo vraponte dhe dilte nga shtëpia pasi kishte frikë . “Ai e ka boshatisur shtëpinë, i ka thyer të gjitha, por kam patur përherë frikë ta denoncoj se mos situata acarohej”, ka rrëfyer gruaja e cila pohon se ka heshtur për 23 vjet me radhë, më shumë nga dëshira për të mbajtur familjen, por edhe nga frika.

Silvana thotë në dosjen që gazeta Si disponon se “Gjergji kishte pirë atë ditë, doli në ballkon dhe filloi ti hedhë gjërat nga kati i tretë. Hodhi televizorin, freskuesen, dixhitalbin, tavolinën e televizorit, pjata e gota. Çdo gjë që i dilte përpara. Në këtë moment vrapova dhe dola përjashta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë