Mund t’ju presin shumë punë mëngjesin e kësaj fundjave, sidoqoftë është koha të lini pak anash gjithçka dhe të flini më shumë gjumë.
Shkencëtarët thonë se gjumi i mëngjesit në fundjavë mund t’ju ndihmojë të jetoni gjatë, veçanërisht nëse nuk keni pushuar mjaftueshëm gjatë javës.
Mungesa e gjumit mund të ketë pasoja të tmerrshme për shëndetin tuaj.
Mund t’ju japë probleme me zemrën mund t’ju shkaktojë ankth ose depresion.
Por sidoqoftë, ashtu si mungesa e gjumit edhe gjumi i tepruar mund t’ju sjellë probleme shëndetësore.
Në një studim të botuar në Journal of Sleep Research, studiuesi dhe drejtori i Institutit të Studimit të Stresit në Universitetin e Stokholmit Torbjörn Åkerstedt, tha se gjumi në fundjavë është një ilaç i mirë për shëndetin e njerëzve
Studimi i kryer në Suedi me 43.880 njerëz, të cilët flinin rreth 5 orë gjumë në natë duke përfshirë edhe fundjavën, pas 13 vitesh vdekshmëria ishte më e lartë se tek njerëzit që bënin rreth 8 orë gjumë.
Åkerstedt thotë gjithashtu se është cilësuar fundjava si koha më e mirë për gjumë, pasi njeriu kalon disa ditë të ngarkuara dhe fundjava është pikërisht koha për të kompensuar mungesat e lëna gjatë ditëve intensive në punë.
Gjithashtu thuhet se nuk është rregull i caktuar që çdo njeri duhet të bëjë 7 orë gjumë, disa njerëz mund të kenë nevojë për më shumë, disa për më pak.
Eksperti i gjumit Michael Grandner thotë se gjumi është diçka që duhet të plotësosh rregullisht nëse nuk dëshiron të kesh probleme me shëndetin. “Është një pjesë thelbësore e biologjisë sonë, si frymëmarrja”, tha Grandner, drejtor i Programit të Kërkimit të Gjumit dhe Shëndetit dhe një asistent profesor në Departamentin e Psikiatrisë në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit të Arizonës – Tucson.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.