Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është paraqitur të premten në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së saj në Prokurorinë e Posaçme, por pas daljes prej andej, ajo tha se nuk ka lidhje me detyrën e saj si kryetare e bashkisë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Sako u shpreh se kjo nuk ka lidhje me veprimtarinë e saj në si kryebashkiake e Durrësit, duke refuzuar të tregojë arsyen e vërtetë, pasi sipas saj i është kërkuar ta ruajë si sekret hetimor.
“Dhashë disa shpjegime. Dua të sqaroj që nuk ka lidhje me veprimtarinë time në Bashkinë e Durrësit” është shprehur Sako. E pyetur nëse është pyetur për Inceneratorin e Tiranës, ajo e ka mohuar një gjë të tillë.
Vetë Sako ka mbërritur pa bujë në SPAK, pa ndonjë dokument në dorë e as e shoqëruar nga ndonjë avokat.


Dy vjet më parë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa njoftoi se kishte depozituar në emër të PD në SPAK, një padi për kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako lidhur me inceneratorin e Tiranës
Sipas Zhupës, Sako e çoi Durrësin në katastrofe mjedisore, duke favorizuar inceneratorin e Tiranes. Zhupa tha atekohe se pas mbylljes se Porto Romanos nuk u mor asnjë masë për pastrimin e qytetit.
Më herët në SPAK ishte këtë të premte Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi, i cili pohoi se ishte thirrur për inceneratorin e Tiranës.






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.