Ka ndodhur

Theu masën e ‘arrestit shtëpiak’ për të shitur heroinë, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si - Një 43-vjeçar në Elbasan, i cili ishte me masë sigurie arrest shtëpie për dhunë në familje, u arrestua sërish nga policia.

Kësaj here për një tjetër vepër penale, atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

43-vjeçari me iniciale Xh.D., kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë dhe doli nga banesa për të shitur doza heroine.

Por gjatë kontrolleve policore ai u zbulua dhe u arrestua, ku iu gjetën 525 gram heroinë dhe dy celularë.

Ai ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë