Tampa Bay Buccaneers fitoi trofeun prestigjioz të Super Bowl, duke mundur thellë me rezultatin 31-9 në finalen e madhe rivalët e Kansas City Chiefs. Një ndeshje, zhvilluar në “Raymond James Stadium”, që nuk pati histori, ndërkohë që protagonist absolut i këtij suksesi mbetet Tom Brady.
Para fillimit të ndeshjes, himni amerikan u interpretua nga Eric Church dhe Jazmine Sullivan, ndërsa në pushimin e pjesës së parë, The Weeknd mori të gjithë vëmendjen në finalen e Super Bowl, me një performancë që zgjati plot 13 minuta. Këngëtari, qindra balerinë, violinistë, fishekzjarrë dhe njerëz të fashuar suprizuan shikuesit në eventin sportiv më të ndjekur amerikan.
Të veshur me xhaketa të kuqe, The Weeknd performoi disa prej këngëve të tij më të famshme si "Earned It", "Blinding Lights", etj. Gjatë interpretimit të “Can’t Feel My Face” dhe “Blinding Lights”, ai dhe balerinët ishin të fashuar në fytyrë. Mund të duket si një masë mbrojtëse kundër Covid, por në të vërtetë ka një kuptim simbolik. “Kokat e fashuara reflektojnë në kulturën absurde të VIP-ve të Hollywood-it dhe njerëzve që manipulojnë veten për arsye sipërfaqësore për t’u ndjerë të kënaqur dhe të pranuar”.
🔥🔥🔥 @TheWeeknd #PepsiHalftime #SBLV pic.twitter.com/QCFlAPcion
— NFL (@NFL) February 8, 2021
Përsa i përket fytyrës së tij që ndryshon nga një performancë në tjetër, The Weeknd e quan "progres". "Karakteri arrin në një nivel të caktuar absurditeti dhe rreziku ndërkohë që historia e tij vazhdon."
Sikurse raportohet nga mediat e huaja, The Weeknd nuk është paguar asnjë qindarkë për shfaqjen e tij në event, megjithëse menaxheri i tij tha se ka kontribuar me $7 milionë vetëm që kjo performancë të ishte në nivelin e duhur!
Siç pritej, shfaqja pati reagime nga më të ndryshme dhe në rrjetet sociale. Sipas të dhënave të para, pati rreth 534,225 statuse në Twitter gjatë kohës së shfaqjes ku 11% e tyre shprehën gëzim, ndërsa 7% mbetën të surprizuar. Pavarësisht se stadiumi ishte gjysmë bosh, performanca 13-minutëshe e The Weeknd mund të ishte gjithçka, përveçse e mërzitshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.