Netflix ka publikuar trailerin e parë të filmit, “The Unforgivable”, i cili e sjell yllin e kinematografisë Sandra Bullock në rolin e një ish të burgosure që e ka vështirë të përshtatet në shoqëri.
Me regji të Nora Fingscheidtit, filmi vjen i bazuar në miniserinë britanike të vitit 2009, të titulluar “Unforgiven”.
Bullock e luan rolin protagonist të Ruth Slater e cila pasi e vuan dënimin për krim të dhunshëm, ballafaqohet me paragjykime të shumta teksa mundohet të riintegrohet në shoqëri dhe e nis kërkimin për motrën e saj të vogël, me të cilën i kishte humbur të gjitha kontaktet pasi ishte futur në burg.
Ky është filmi i parë i Sandra Bullockut nga ai i vitit 2018, “Bird Box”, i cili u shndërrua në hit të Netflixit pavarësisht se pranoi vlerësime të përziera nga publiku dhe kritikët.
Krahas yllit të njohur të Hollywoodit, në film luajnë edhe aktorët: Viola Davis, Aisling Franciosi, Rob Morgan, Vincent D’Onofrio dhe Jon Bernthal.
“The Unforgivable” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema të përzgjedhura më 24 nëntor ndërsa në platformën e njohur digjitale Netflix transmetohet nga 10 dhjetori.
“The Unforgivable” vjen nga regjisorja gjermane Nora Fingscheidt, e cila njihet më së shumti për regjinw e filmit të vitit 2019 “System Crasher”. Peter Craig dhe Hillary Seitz shkruan skenarin për “The Unforgivable” së bashku me Courtenay Miles. Craig shkroi filma si “The Town” dhe “Bad Boys for Life”, përveç filmave të ardhshëm të suksesshëm The Batman dhe Top Gun: Maverick.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



