Lojëra me Dore

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë në basketboll, mund Kamzën në finale

Gazeta Si – Teuta ka triumfuar në finalen e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, duke mundur 82-74 skuadrën e Kamza Basket. Një fitore e bukur e durrsakëve, të cilët në fund arritën të bënin shkëputjen dhe të bënin të vetin trofeun.

Ndeshja e zhvilluar në “Dhimitraq Goga” ishte e hapur. Ajo nisi më mirë për Teutën, që fitoi periodën e parë 23-16. E dyta ishte më e mirë për Kamza Basket, që e ngushtoi diferencën në 40-36.

Pas një periode të tretë më të ekuilibruar, në të katërtën durrsakët ishin ata që dominuan për ta mbyllur ndeshjen me 8 pikë diferencë ndaj kundërshtarit. Festa në fund ishte e gjitha për Teutën, që në përbërje ka edhe basketbollistë të huaj.

Trofeun e Kupës së Shqipërisë ia dorëzoi skuadrës durrsake presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë