Lojëra me Dore

Teuta Basket hyn në histori, kualifikohet në finalen e Ligës Ballkanike

Për herë të parë skuadra e Teuta Basket për meshkuj është kualifikuar në finalen e Ligës Ballkanike që në debutim. Ekipi durrsak i drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ka mposhtur në sallën sportive “Feti Borova” bullgarët e BC Beroe në gjysmë finale. Rezultati historik për Teutën dhe basketbollin shqiptar në tërësi u siglua në shifrat 80-68.

Në dy periodat e para ndeshja ishte e fortë dhe me duele të ashpra në tabelë. Dy periodat e pjesës së parë u mbyllën 20-20 dhe 18-25, me ekipin durrsak që pati një epërsi të lehtë. Me fillimin e pjesës së dytë, Teuta bëri disa gabime çka i kushtoi humbjen shumë thellë të periodës së tretë 22-12, por bullgarët u dorëzuan në fund.

Në periodën e katërt dhe të fundit, Teuta dominoi në çdo aspekt mbi ekipin bullgar, duke fituar 8-23. Me tifozët në mbështetje që kishin ardhur nga qyteti i Durrësit, Teuta në parket nuk fali asnjë top, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 80-68.

Në finale ekipi durrsak do të përballet me maqedonasit e Blokotehna që mposhtën po në sallën sportive “Feti Borova”, bullgarët e Akademiks. Finalja e madhe, ku Teuta në basketboll për meshkuj do të kërkojë të shkruaj historinë do të luhet pasditen e kësaj të diele në ora 18:45 në sallën sportive “Feti Borova”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë