Shendet

Testi që mat nivelet e glukozës në dyllin e veshit mund të bëjë identifikimin e hershëm të diabetit Tipi 2

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë që matja e nivelit të glukozës në dyllin e veshit është pothuajse ”60% më e besueshme” sesa testi aktual.
Për më tepër, ekipi tha se testi, i cili mund të kryhet në shtëpi pa mbikëqyrje klinike, mund të zbatohet gjithashtu për të matur antitrupat e Covid-19.
“Është vlerësuar globalisht që një në dy të rritur me diabet të tipit 2 janë të padiagnostikuar,” tha autori i studimit Andres Herane-Vives nga Universiteti i Londres.
Kjo situatë, shtoi ai, ka të ngjarë të jetë “përkeqësuar gjatë COVID-19 pasi njerëzit mund të mos kenë bërë analiza”.
Shumë njerëz me diabet të tipit 2 tashmë kanë ndërlikime kur diagnostikohen, kështu që diagnoza e hershme është kritike.
“Mënyra aktuale standarde kërkon një mostër gjaku dhe nuk është krejtësisht e besueshme pasi përdor proteinat e gjakut si një përfaqësues për nivelet aktuale të sheqerit, shpjegoi ai.
“Ne kemi punuar për të zhvilluar një mënyrë më të lirë, më precize për të matur nivelet afatgjata të glukozës së dikujt në çdo moment, në kohë”. shton ai.
Pajisja e testimit ngjan me një shtupë të rregullt pambuku por ka diçka që nuk e lejon të shkojë shumë larg në vesh dhe të shkaktojë dëmtime.
Në studimin e tyre, studiuesit rekrutuan 37 pjesëmarrës që nuk kishin diabet.
Hulumtimet e mëparshme nga ekipi treguan që pajisja mund të masë gjithashtu kortizolin e stresit, gjetje që mund të përdoret një ditë për të ndihmuar në monitorimin e depresionit dhe problemeve të lidhura me stresin.
Kortizoli tradicionalisht ka rezultuar i vështirë për t’u matur me saktësi, pasi nivelet e tij mund të jenë të luhatura. Mostrat e flokëve merren zakonisht, por ekipi ka shpjeguar se ‘jo të gjithë kanë flokë të mjaftueshëm për një mostër të besueshme’.
“Diabeti i tipit 2 është shkaku kryesor i humbjes së shikimit, problemeve në zemër, goditjeve në tru, dëmtimit të veshkave dhe vdekjes së hershme në nivel global.” tha ekspertja e diabetit Rachel Batterham nga Universiteti i Londres, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.
”Kjo pajisje e re mund të lejojë shqyrtimin masiv dhe identifikimin e hershëm të diabetit të tipit 2.”
Me studimin e tyre fillestar të plotë, ekspertët tani po planifikojnë të japin prova më të mëdha të pajisjes së tyre duke përfshirë personat me diabet. Gjetjet e plota të studimit u botuan në revistën “Diagnostics”.
Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë