Shendet

Testi i shpejtë i antigjenit Covid-19, prej 5 dollarësh miratohet për përdorim nga FDA

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) ka dhënë autorizim për përdorim urgjent në laboratorë të testit antigjenik për Covid-19. Sipas  FDA testi është shumë i shpejtë dhe me kosto të ulët dhe mund të përdoret nga mjekët e familjes dhe ka një teknologji të ngjashme si testet e shtatzënisë në shtëpi. Përgjigjet dalin në 15 minuta.

Miratimi i përdorimit urgjent vjen ndërsa rritet kërkesa për qasje më të madhe në mjetet diagnostikuese të Covid-19 që japin rezultate në minuta.

Kompania Abbott e cila ka prodhuar testin tha se planifikon të nxjerrë në treg dhjetëra miliona teste të autorizuara në shtator, me planet për të rritur prodhimin në 50 milionë teste në tetor. Sipas ekspertëve, nëse kompania është në gjendje ta bëjë këtë, totali i tetorit do të arrinte afërsisht dyfishin e numrit të testeve të kryera në ShBA.

Disa zyrtarë të shëndetit publik dhe drejtuesit e laboratorit thonë se testet e shpejta me kosto më të ulët që mund të prodhohen në shumicë  janë një faktor i rëndësishëm pasi individët do të testohen më shpejtë.

Testi i ri i nga Abbott, i quajtur “BinaxNOW COVID-19 Ag Card”, kërkon proteina të virusit dhe duhet të përdoret nga pacientët brenda shtatë ditëve fillimi i simptomave. Testi i ri përdor teknologjinë e rrjedhës anësore që është e ngjashme me një test shtatëzënie në shtëpi dhe mund të lidhet me një aplikacion të telefonit celular që jep një kod të qartë.

“Kompania nuk e ka përcaktuar ende strategjinë e saj të shpërndarjes, kështu që është e paqartë se ku do të dërgohen testet ose kur ato do të jenë të disponueshme,” tha një zëdhënëse e Abbott.

Testet e reja kanë për qëllim të bëhen nga profesionistë dhe nuk do të shiten direkt tek konsumatorët për përdorim në shtëpi. Kërkesa për teste të shpejta të antigjenit dhe makinat që i drejtojnë ato tejkalojnë kapacitetet e prodhuesit.

Abbott tha se testi është 97% i sigurtë. Testet e shpejta të antigjenit në përgjithësi mendohet se janë më pak të ndjeshme sesa testet laboratorike PCR.

“Që prej fillimit të pandemisë qëllimi i kompanisë ka qenë të investojë për të krijuar lehtësira në testim dhe për të prodhuar një numër të madh testesh më pas. Sinqerisht kjo është gjthcka që na nevojitet tani,” tha John Hackett, nënkryetari i  shërbimit të kërkimit dhe teknologjisë së aplikuar për njësinë e diagnostikimit të kompanisë Abbott.

Kompania bën disa lloje të tjera të testeve për koronavirusin, përfshirë një test të shpejtë molekular të përdorur nga Shtëpia e Bardhë që jep rezultate në 15 minuta. Por  pas një studimi paraprak nga një qendër mjekësore zbuloi se shpesh jepte rezultate të rreme negative.

Burimi: The Wall Street Journal. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë