Shendet

Testi i ri i gjakut zbulon sëmundjen e Alzheimer

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku që mund të zbulojë proteinat e Alzheimerit që ndërtohen në tru deri në 20 vjet para se të shfaqen simptomat e sëmundjes, zbulon një studim i ri.

Testi, i krijuar nga studiuesit në Universitetin e Uashingtonit St Louis, thuhet se është 94 përqind i saktë në parashikimin e sëmundjes shkatërruese të trurit. Alzheimeri nuk ka shërim dhe i vetmi trajtim i aprovuar deri më tani ndihmon vetëm për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes nëse kapet herët. Pra, një test gjaku që mund të diagnostikojë sëmundjen dekada para se të fillojë humbja e kujtesës, është zgjidhja e vetme për këtë sëmundje.

Mesatarisht, të sëmurët nga Alzheimeri jetojnë vetëm katër deri në tetë vjet pas diagnozës. Për cilindo numër vitesh një person që është me Alzheimerin, ka shtatë faza deri tek sëmundja, duke filluar nga paaftësa klinike deri tek rënia njohëse shumë e rëndë.

Njerëzit zakonisht diagnostikohen gjatë fazës së tretë të sëmundjes, e cila shënohet me një rënie të butë konjitive që bëhet e dukshme për njerëzit që e njohin prej kohësh personin, siç janë anëtarët e familjes dhe mjekët e kujdesit parësor.

Nëse sëmundja është kapur në fazat e saj të para deri në mesatare, ka një pjesë të vogël të ilaçeve që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e humbjes progresive të kujtesës dhe zvogëlimin e ndryshimeve të sjelljes. Por edhe pse mund të kapet në faza të para, ka shumë pak gjasa për të luftuar këtë sëmundje. Sipas ekspertëve, ilaçet mund të japin një përmirësim të vogël për një muaj, por ato nuk largojnë sëmundjen.

Vetëm këtë vit, Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) pritet të shpenzojë 2.3 miliardë dollarë për hulumtimin e Alzheimerit për të gjitha llojet. Pjesa më e madhe e këtij buxheti do të shkojë në studime në kërkim të një kurë.

Por derisa të gjendet një ilaç, diagnoza e hershme është shpresa e vetme për t'i dhënë dhjetëra miliona të sëmurëve nga Alzheimeri një cilësi më të mirë të jetës për pak më gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë