Shendet

Testi i gjakut që parashikon sëmundjet e zemrës

Shkencëtarët kanë zbuluar në pah zhvillime të reja të cilat përkojnë me testin e gjakut. Një opsion ri i këtij testi të specifikuar zbulon sëmundjet e zemrës në një fazë më të hershme, edhe më të saktë se sa metodat aktuale. Testi i ri mund të ndihmojë qindra mijëra njerëz, nëse do të përdoret nga qendrat shëndetësore.

Testi funksionon duke matur nivelet e një proteine, të quajtur peptidi B natriuretik ose ndryshe BNP në gjak. Nivelet e larta të kësaj proteine tregojnë se, pacienti mund të jetë i rrezikuar për t’u prekur jo vetëm nga sëmundjet e zemrës, por edhe nga obeziteti. Në studim gjithashtu u cilësua se, ilaçet e ndryshme mund të rrisin nivelin e kësaj proteine.
Ekspertët nga Universiteti Queens’s në Belfast, kanë treguar se niveli i proteinës mund të matet njëjtë si proteinat e tjera, që mjekët i masin nëpërmjet testit të thjeshtë të gjakut. Studimi i tyre indendifikoi 25 proteina të cilat nuk kishin nivel, normal tek të sëmurët që kishin sëmundje zemre.

Testet e realizuara në 400 mostra gjaku, të marra nga pacientët të shëndetshëm dhe të sëmurë, zbuluan se proteinat mund të tregonin një diagnozë shumë më të saktë për sa i përket sëmundjeve të zemrës, që prek mijëra njerëz në botë.
Ndër të tjera, ekspertët deklaruan se mblodhën mostra të gjakut nga njerëz me shtetësi të ndryshme si Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Greqia dhe SHBA-ja për të konfirmuar gjetjet e tyre.
Sonya Babu-Narayan, drejtoreshë në Fondacionin Britanik të Zemrës, tha se gjithnjë e më shumë shohim që njerëzit vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
“Është e rëndësishme që sëmundjet e zemrës të diagnostikohen sa më shpejtë të jetë e mundur, duke pasur parasysh se gjithnjë ka vonesa për të përcaktuar sëmundjen dhe për ta trajtuar atë. Testet e reja të gjakut janë aq efikase sa japin një diagnoze të menjëhershme dhe më të saktë porsa i përket sëmundjeve të zemrës, kështu që njerëzit e sëmurë duhet të trajtohen menjëherë,” shtoi ajo. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë