Teknologji dhe Inovacion

Tesla do të jetë më inteligjente se njerëzit deri në vitin 2033

Mikroçipi i ri i Teslës do të jetë 'më inteligjent' se njerëzit deri në vitin 2033 duke llogaritur se fuqia e tij përpunuese është aktualisht sa 36% e trurit të një personi.

Mikroçipi D1 mund të përballojë 362 trilion operacione në sekondë, sipas një studimi të kryer nga kompania Vanarama.

Komapania e bëri parashikimin e saj duke analizuar mikroçipet e kaluara dhe aktuale të Tesla për të zbuluar se aftësia e tyre po rritet me një normë mbresëlënëse prej 486% në vit.

Kompania e Elon Musk do të lëshojë çipin e ri D1, pjesë e platformës së saj superkompjuterike Dojo, këtë vit dhe do të jetë një pjesë kyçe e sistemit të vetëdrejtimit Autopilot.

Truri i njeriut, i cili trefishohet në madhësi gjatë vitit të parë të jetës dhe arrin pjekurinë e plotë në moshën 25 vjeçare, përmban rreth 100 miliardë neurone.

Studiuesit kanë thënë prej kohësh se do të vijë një kohë kur AI do të tejkalojë kapacitetin intelektual të njerëzve, megjithëse ka disa ide se kur do të ndodhë kjo.

“Nuk do të ishte çmenduri të besosh se teknologjia do të bëhet dukshëm më e zgjuar se njerëzit”, thotë Vanaram.

Çipi i mëparshëm, i njohur si Hardware 3, kreu 144 trilion operacione në sekondë në vitin 2019. Para kësaj, Hardware 2 mund të përballonte 72 trilion operacione. Mikroçipi D1 është plot 30 herë më i fuqishëm.

Ky studim vjen teksa Musk vazhdon të tregojë përfitimet e makinave me energji elektrike, duke thënë të hënën në Twitter se nuk do të kalojë shumë kohë para se t'i shohim makinat me benzinë ​​në të njëjtën mënyrë si i shohim motorët me avull sot.

“Vlera e makinave me benzinë ​​të blera sot do të jetë shumë më e ulët nga sa mendojnë njerëzit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë