Ka një emër që të frikëson me karakteristikat e tij, sepse e bëjnë atë një mjet padyshim të rrezikshëm. Bëhet fjalë për “Terminator” BMPT (Tank Support Combat Vehicle), të cilin në rast pushtimi, forcat e armatosura ruse do ta përdornin për herë të parë në terren. Dhe kjo, falë aftësive të saj luftarake, mund të bëhet një “gjemb” i vërtetë në këmbë për forcat ukrainase dhe NATO-n.
Edhe pse zhvillimi i kësaj automjeti të blinduar, i njohur gjithashtu si “Ob’yekt 199” ka qenë veçanërisht i diskutueshëm dhe është më shumë i përdorshëm në ushtrinë kazake sesa në atë ruse, në dy vitet e fundit Moska ka filluar ta përdorë në parada, por veçanërisht në stërvitje.







Ai mund të përdoret në shumë detyra: falë shpejtësisë dhe armatimeve që monton (granatahedhës, raketa dhe topa 30 mm), në fakt mund të përdoret si anti-njësi tankesh, si njësi mbështetëse të tankeve, si mjet luftimi dhe shtypjeje të njësive armike, për asgjësimin e mjeteve luftarake të këmbësorisë, për shkatërrimin e vendbanimeve të fortifikuara armike, por edhe si mjet kundërajror vetëlëvizës.
Të gjitha karakteristikat që në një skenar lufte urbane, do ta bënin “Terminatorin” një kundërshtar padyshim të rrezikshëm.
Dhe ndoshta jo rastësisht, është përdorur në stërvitjet e fundit të përbashkëta me Bjellorusinë në kufirin me Ukrainën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



