Media Galeri

Tërmeti ndau në dysh fushën me ullinj, shkakton një gropë 30 metra në Turqi

Gazeta Si – Një e çarë rreth 30 metra e thellë dhe rreth 200 e gjerë ndan një fushë me ullinj në provincën e Hatay, në Turqi.

Një video e publikuar nga TV turk tregon humnerën e madhe që u krijua pas tërmetit që shkatërroi vendin.

Imazhet janë mbresëlënëse, sepse tregojnë se si toka është copëtuar plotësisht, duke i dhënë jetë një çarjeje 300 km të gjatë të lindur përgjatë vijës tokësore  së Anadollit Lindor. Një ngjarje që shkaktoi mijëra të vdekur mes Turqisë dhe Sirisë.

Banorët vendas thanë se gjatë tërmetit kanë dëgjuar një zhurmë të madhe shpërthimi dhe kanë parë sërish dritën jeshile në të njëjtën zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë