Ka ndodhur

Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjykatë çështjen për 16 të pandehur

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prokuroria ka dërguar dosjen për gjykim për 16 të pandehur.

Në dokumentin e Prokurorisë së Durrësit thuhet se hetimet janë kryer për 7 ndërtime, shembja e të cilave gjatë tërmetit të 26 nëntorit u mori jetën 23 personave.

Akuzat për 16 të pandehurit përfshijnë "vrasje nga pakujdesia", "shpërdorim detyre", "falsifikim dokumentesh" dhe "shpërdorim i tokës".

Më konkretisht nga ana e organit të akuzës u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019, të pandehurit si vijon:

Ramiz Shehu, Nevjana Isufi, Abdulla Osmani, Ruzhdi Xheka, Arben Isaku, Aldo Dakoveli, Artur Terziu, Artur Çela, Klajdi Lame, Flamur Gjuzi, Albrend Qetka, Skerdi Bello, Artenis Malko, Dëshira Qato, Arben Qato, Kujtim Hasa.

Gjithashtu, Prokuroria e Durrësit ka vendosur pushimin e ndjekjes penale për veprën “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Defrim Celami si dhe pushimin e ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin Ahmet Doda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë