Ka ndodhur

Tërmet i fortë në Mal të Zi, lëkundjet ndihen në Shkodër dhe Tiranë

Gazeta Si - Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ka goditur Malin e Zi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Tërmeti ka rënë në orën 04:05 në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Lëkundjet e forta u ndjenë deri në Shkodër e Tiranë, megjithëse forca goditëse ishte reduktuar.

Ndërsa në veri të vendit, në qytet pranë kufirit me Malin e Zi, por në Kosovë, lëkundjet sizmike u ndjenë më të forta.

Nga tërmeti i fortë nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale në Mal të Zi.

Shefja e Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të Dhënave Sizmologjike, Milena Tomanoviç, tha se tërmeti me magnitudë 5.4 ballë u pasua me 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 në 1.1.5 ballë.

ZHMS bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra nga qyteti i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit.

Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash. Instituti bën me dije se tërmeti mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore. Tomanoviç theksoi se tërmeti ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë