Ka ndodhur

Tërhoqën qytetaren nga komisiariati, pezullohen dy policë në Lushnjë

Gazeta Si - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ka pezulluar nga detyra dy punonjës policie të komisariatit Lushnjë për shkak të një video në rrjetet sociale, ku ata shihen duke tërhequr zvarrë një shtetase.

Policia në reagimin zyrtar thotë se pas një telefonate në sallën operative, se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kishte ndodhur një konflikt, menjëherë kanë shkuar efektivët në adresën e dhënë.

Nga verifikimet ka rezultuar se një 21 vjeçar (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”) ishte konfliktuar me një 35 vjeçar.

Blutë bënë arrestuan në flagrancë të 21 vjeçarit për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, personin tjetër.

Gjatë kohës që efektivët kanë bërë shoqërimin e të riut në Komisariat, nëna e tij  ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë