Moti

Tërhiqet përkohësisht vala afrikane, priten reshje

Pritet një tërheqje e lehtë e valës Afrikane duke sjellë freskim të motit në të gjithë territorin shqiptar.

Orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi afat-shkurtra breshëri në zonat Juglindore.

Orët e vona të natës do të sjellin përmirësim të situatës së motit në të territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë