Shendet

Tërhiqet EMA: Vaksina e Astrazeneca ka lidhje me trombozën

Pavarësisht se deklaroi disa javë më parë se vaksina britaniko-suedeze ishte e sigurt, Agjencia Europiane të Barnave ka bërë një hap pas duke deklaruar të martën se kishte vërtet një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të trombozës.

“Sipas mendimit tim, tani mund të themi, se është e qartë se ka një korrelacion me vaksinën,” tha kreu i EMA-s, Marco Cavaleri, për gazetën italiane Il Messaggero.

Ai shtoi, megjithatë, se arsyeja përse vaksina mund të shkaktojë mpiksje gjaku nuk është ende e qartë. “Ekziston një marrëdhënie shkak-pasojë, por mbetet të shihet se si ndodh kjo,” tha zyrtari europian. Ai shtoi se EMA do të bëjë një njoftim në orët në vijim.

Disa vende europiane kanë vendosur kufizime në përdorimin e vaksinës ditët e fundit për shkak të shqetësimeve për raste të rralla të trompozës.

Megjithëse incidenca e trombeve në mesin e pacientëve të vaksinuar nuk duket se ndryshon nga ajo e popullatës së përgjithshme, shqetësimi është përkeqësuar nga fakti se disa raste të trompozës shoqërohen me një kombinim shumë të pazakontë që shkakton trompozë.

Çrregullimi i rrallë, i cili është shkaktuar nga një mosfunksionim i sistemit imunitar, është vërejtur gjithashtu me përdorimin e heparinës, një substancë e përdorur gjerësisht në spitale si antikoagulant.

Në Greqi, një rast i dyshimtë është regjistruar pas administrimit të 346,000 dozave, tha të hënën presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou.

Gjermania, Franca, Holanda dhe Kanadaja janë ndër vendet që kanë ngrirë përdorimin e vaksinës tek të moshuarit, pasi shumë nga rastet e dyshuara janë raportuar tek gratë e moshës mesatare.

Sidoqoftë, siç njoftoi EMA javën e kaluar, ende nuk ka të dhëna të qarta nëse mosha ose gjinia janë faktorë të mundshëm të rrezikut që paraqet vaksina.

Kreu i EMA gjithashtu këmbënguli në deklaratën e saj të fundit se, duke thënë se edhe nëse ekziston një lidhje shkakësore midis vaksinës Astrazeneca dhe trombozës, përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet e mundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë