Ngjarje

Tërhiqet BE, hap eksportet e pajisjeve mjekësore me Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian është  tërhequr sot nga urdhri për të ndaluar eksportin e të gjitha pajisjeve mjekësore jashtë vendeve të unionit për përballimin e situatës ë COVID-19, duket shfaqur anën e saj solidare në këtë luftë.

Më 26 prill do të hyjë në fuqi urdhri i ri ku tashmë lejon autorizimin e eksportit të pajisjeve mjekësore dhe në Ballkanin Perëndimor, për të ndihmuar Shqipërine dhe vendet e rajonit përballojnë pasojat e COVID-19.

Ishte vetë Ambasadori i BE, Luigi Soreca që dha lajmin , duke e cilësuar si një gjest solidariteti.

Vendimi vjen dy javë pasi Ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor i kanë kërkuar Brukselit t’i përjashtojë vendet e rajonit nga kufizimet e eksportit të BE-së për pajisjet mbrojtëse mjekësore.

Ndërkohë që koronavirusi u përhap në të gjithë kontinentin, BE-ja vendosi muajin e kaluar që të mos eksportonte asnjë pajisje mbrojtëse siç janë maskat për fytyrën, duke i mohuar kështu vendeve të Ballkanit mundësinë për të blerë pajisje mjekësore.

Kufizimi i eksportit kishte për qëllim të parandalonte që vendet e huaja të blinin sasi të mëdha të mjeteve mbrojtëse që ishin të nevojshme për vendet anëtare të BE-së.

Por ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u ankuan në një letër, drejtuar shefit të politikës së jashtme të BE Josep Borrell, Komisionerit të Tregtisë Phil Hogan dhe Komisionerit të Zgjerimit Olivér Várheli, se kufizimet e kishin bërë ” më e vështirë ” për vendet e rajoni të blenin pajisje mbrojtëse dhe i kërkuan BE-së të bënte një përjashtim.

“Rajoni ynë ka një popullsi prej vetëm 17 milion banorë. Blerja jonë e këtyre mallrave nuk do të ketë ndikim negativ në tregun e Bashkimit Evropian”, thuhet në letrën e ministrave, e cila duket të ketë marrë sot përgjigje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë