Gratë që përballen me abuzim seksual nëfëmijëri apo adoleshencë mund të përfitojnë nga një lloj terapie, që fokusohet tek pakësimi i stresit psikologjik përmes zgjidhjes së konflikteve ndërpersonale dhe forcimin e marrëdhënieve sociale, sipas një studimi të ri.Këto gra përbëjnë më shumë se 20 përqind të pacienteve femra në qendrat komunitare të shëndetit mendor, me financime publike. Kërkuesit kanë krahasuar rezultatet e trajtimit të grave me depresion me histori të abuzimit seksual me psikoterapi ndërpersonale të traumës apo psikoterapi klinike tradicionale.
Studimi, i cili është botuar në Revistën për Psikologji Këshillimi dhe Klinike, përfshinte 162 gra dhe zbuloi se psikoterapia ndërpersonale e traumës pakësonte simptomat e depresionit dhe çrregullimit të stresit post-traumatik dhe përmirësonte shëndetin social kur specialistët e ndoqën nga 8 deri në 20 muaj më vonë. Abuzimi seksual është shumë i përhapur, mes vajzave dhe djemve dhe zakonisht mbulohet me heshtje. Në studim, një në pesë gra që kërkojnë trajtim në qendrat komunitare të shëndetit mendor kishte histori të abuzimit seksual përpara moshës 18-vjeçare me disa edhe më herët se mosha 5 -vjeçare. Kërkuesit modifikuan terapinë për gratë me pak burime sociale, të cilat përballeshin me stigmën e të kërkuarit kujdes të shëndetit mendor.
“Duhet të sigurohemi se qendrat komunitare të shëndetit mendor janë në dijeni të këtyre terapive veçanërisht për ata që jetojnë në varfëri”, thotë Paul Duerstein, profesor në Shkollën Rutgers për Shëndetin Mendor, që udhëhoqi studimin me profesorenNancy Talbot, ndërsa ishte në universitetin e Roçesterit. “Lajmi i mirë është se psikoterapia ndërpersonale e traumës mund të integrohet lehtë në klinikat komunitare të shëndetit mendor duke trajnuar stafin klinik”, thotë Duberstein.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.