Ka ndodhur

Tepelenë, 32-vjeçari inskenon vjedhjen e 200 mijë lekëve në banesë

Një 32-vjeçar me inicialet S.M., është arrestuar në Tepelenë për kallëzim të rremë. Ai kishte njoftuar policinë në fund të muajit nëntor se persona të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë me forcë dhe i kishin marrë me 200 mijë lekë, por pas hetimeve doli se ai kishte gënjyer.

I riu ipas policisë është i implikuar edhe në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 300 gramë lëndë narkotike anabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë