Ka ndodhur

Tentuan të kalonin emigrantë të paligjshëm në kufi, policia plagos një shtetas egjiptian 

Gazeta Si - Një person është arrestuar sot nga policia e Kukësit, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës.

Në pranga është vendosur shtetasi K.Gj. ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij, shtetasit E.M. dhe E.H.

Ata po transportonin me një furgon tip “Volkswagen” 13 emigrantë të paligjshëm, për të kaluar drejt Kosovës e më pas në vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë aksionit, një efektiv policie ka plagosur një prej emigrantëve me origjinë egjiptiane. Nga informacionet, nuk bëhen të ditura rrethanat e plagosjes.

Në përfundim, prokuroria ka nisur procedim penal ndaj efektivit të policisë, shtetasit K.B. për veprën penale “plagosje e rëndë nga pakujdesia”.I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet të merret në pyetje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë