Gazeta Si – Dy shtetas turq janë arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, teksa tentonin të dilnin nga territori shqiptar, duke përdorur pasaporta të shtetasve të tjerë për të kaluar, por janë pikasur nga autoritetet kufitare.
Policia tha se ka arrestuar shtetasit turq R.Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga shtetasi turk O. O., 25 vjeç, banues në Poloni.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasit R. Y dhe H. S. posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin. Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe shtetasi O. O., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




