Gazeta Si – Dy të rinj, Klodjan Cypi dhe Kleotild Bardhi janë arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, pasi në dhjetor 2023 kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Prush dhe sapo kanë konstatuar policinë, kanë hapur zjarr ndaj tyre, me armë dhe janë larguar me një automjet tip “Audi”.
Sakaq, në nëntor 2023, ata kanë vjedhur një argjendari në Kamëz dhe të bëjnë një vjedhje të mbetur në tentativë në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale policia i ka sekuestruar dy armë zjarri pistoleta të çmontuara, një automjet, 8 aparate celulare dhe tre karta sim, dhe një pajisje GPS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.